Home Sport Harry Kane nuk ka të ndalur, tjetër fitore për bavarezët

Harry Kane nuk ka të ndalur, tjetër fitore për bavarezët

Bayern Munich ka marrë një fitore të madhe ndaj Heidenheim me rezultat 4-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të bavarezëve, pasi Harry Kane shënoi dy herë, në minutën e 14’ dhe në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë, Bayern është befasuar nga miqtë pasi arritën të barazonin shifrat në 2-2 për 3 minuta. Por bavarezët nuk u dorëzuan dhe gjetën rrjetën edhe dy herë të tjera me Guerreiro dhe Choupo Moting.

Dortmund nuk ka mundur të dalë me pikë ndaj Stuttgart ditën e sotme, pasi verdhezinjtë janë mposhtur me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, ku Fullkrug shënoi në minutën e 36’ dhe Undav në minutën e 42’ për vendasit. Në të dytën, Stuttgart gjeti golin e fitores në minutën e 83’ me anë të një penalltie

Exit mobile version