Bayern Munich ka marrë një fitore të madhe ndaj Heidenheim me rezultat 4-2.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të bavarezëve, pasi Harry Kane shënoi dy herë, në minutën e 14’ dhe në minutën e 44’.
Në pjesën e dytë, Bayern është befasuar nga miqtë pasi arritën të barazonin shifrat në 2-2 për 3 minuta. Por bavarezët nuk u dorëzuan dhe gjetën rrjetën edhe dy herë të tjera me Guerreiro dhe Choupo Moting.
Dortmund nuk ka mundur të dalë me pikë ndaj Stuttgart ditën e sotme, pasi verdhezinjtë janë mposhtur me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, ku Fullkrug shënoi në minutën e 36’ dhe Undav në minutën e 42’ për vendasit. Në të dytën, Stuttgart gjeti golin e fitores në minutën e 83’ me anë të një penalltie