Site icon PrishtinaPress

Harroni “Porsche”-n, arrin “Alpine A110”

Kompania “Renault” shpreson se modeli i reinkarnuar do të arrijë famën e legjendës.

Nuk ka dyshim se “Alpine A110”, i prezantuar para publikut, se bëhet fjalë për një automobil të dëshiruar, i cili me ndërtimin e lehtë do të duhej të jetë konkurrencë e vërtetë për rivalët, dhe sipas mundësive edhe t’i mposhtë. Nga ana tjetër lojtarë të fortë janë edhe Alfa Romeo 4C dhe Porsche Cayman, transmeton KosovaPress.

Modeli “Alpine” është sportist i vërtetë, me 1.8 turbo benzinë. Ka 250 kuaj fuqi dhe 320 Nm, të cilat janë të lejueshme që të bartin masën prej 1.080 kg. Limiti i shpejtësisë është kufizuar në 250 km në orë dhe ka vlerë të plotë në vozitje.

Vozitësi zgjedh ndërmjet tri stileve të vozitjes, ndërsa vetura ka shtatë shpejtësi.

Çmimi i kësaj veture është mbi 55.000 euro, ndjeshëm më pak se sa Alfa 4C.

Exit mobile version