1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Harrojini ato të Donald Trump, imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz

I keni parë ato fotografi të Papa Françeskut të veshur me një “pallto gjigante të bardhë”?

Bëhet fjalë për fotografi që janë bërë virale në platformat e mediave sociale si Reddit dhe Twitter gjatë dy ditëve të fundit.

Por, imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut që thuhet se ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz janë krejtësisht të rreme.

Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të gjenerojë imazhe të rreme jashtëzakonisht realiste.

Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter gjatë fundjavës, ku shumica e njerëzve dukej se mendonin se ishin të vërteta.

Ndryshe, kohët e fundit, Midjourney është përdorur për të krijuar imazhe të arrestimit të ish-presidentit Donald Trump.

Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë falsifikime të krijuara nga kompjuteri.

Dhe imazhi i rremë i Papës thuhet se mashtroi shumë njerëz, përfshirë influencuesin e ekstremit të djathtë Ian Miles Cheong, i cili shkroi në Twitter: “Papa është një ikonë e modës”.

 

“Cili do të ishte emri i markës së stilit të jetesës së Papa Françeskut?”, postoi në Twitter Don Moynihan, një profesor në Georgetown.

Moynihan përfshiu edhe dy foto të tjera të Papës, të dyja të vërteta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img