0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

‘Harrohet’ Specialja

Megjithëse është formuar në vitin 2015 dhe është funksionalizuar para një viti, Gjykata Speciale ende nuk ka filluar me ngritjen e aktakuzave për krime lufte

Para dy vjetësh kanë nisur paralajmërimet e para se Gjykata Speciale do të dalë shumë shpejt me aktakuzat e para për personat që dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë, mirëpo ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Zyrtarë të Gjykatës Speciale i kanë thënë “Zërit” se Dhomat janë plotësisht funksionale qysh nga 5 korriku i vitit 2017 dhe se po e vazhdojnë punën, mirëpo nuk kanë bërë të ditur se kur do të mundë të ngrihen aktakuzat e para.

Ndërsa përfaqësues të partive politike të vendit shprehet skeptikë mbi atë se këtë vit do të fillojë ngritja e aktakuzave përderisa konsiderojnë që formimi i Gjykatës Speciale ishte vendim politik dhe jo i drejtë për Kosovën.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve juridike të vendit thonë se çështja e Gjykatës Speciale i ngjan lojës pingpong, pasi po bëhet një lojë politike e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj popullit të saj nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img