Site icon PrishtinaPress

Harris para turmës e pranon zyrtarisht humbjen ndaj Trumpit

Zëvendës presidentja Kamala Harris, të mërkurën mbrëma doli para turmës në Universitetin Howard për të pranuar humbjen ndaj rivalit të saj republikan, Donald Trump.

“Sot zemrën e kam plot”, tha Harris. “Sot zemra ime është plot – plot falënderime për besimin që e keni vënë në mua, plot dashuri për vendin tonë”.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që e deshëm, jo ai që luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit amerikan do të shndrit gjithmonë fort”.

Ajo falënderoi familjen e saj, sikurse edhe presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, raporton Klankosova.tv.

“Dougu im i dashur dhe familja jonë, ju dua shumë. Për presidentin Biden dhe Dr. Biden, faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj”

“Jam krenare për fushatën që e bëmë” në 107 ditë, tha ajo, dhe falënderoi mbështetësit.

Harris në fjalimin e saj tha se ndërsa i kupton emocionet e mbështetësve të saj, vendi duhet t’i pranojë rezultatet zgjedhore.

“E di tani që populli ka emocione të shumta. E kuptoj”, tha Harris, para se të shtonte: “Por duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.

Harris tregoi po ashtu se e ka telefonuar Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar dhe tha se ia theksoi atij se “do të angazhohemi për një transferim të qetë të pushtetit”.

Exit mobile version