Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka mbledhur në rezidencën e ambasadës yjet e festivalit Sunny Hill.
Hargreaves tha se festivali Sunny Hill është një festë përrallore e talentit artistik të Kosovës e Britanisë së Madhe.
“Ishim të emocionuar të prisnim yjet dhe miqtë e festivalit në rezidencën britanike sot për të festuar muzikën dhe miqësinë, e edhe për ta mbështetur fushatën #Flagforher për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi Hargreaves, transmeton Klankosova.tv.
Festivali Sunny Hill ka nisur dje, që tash po mbahet në lokacionin e ri, në Bërnicë, ku ka mbledhur mijëra njerëz.