Site icon PrishtinaPress

Hardinaj: Jam i vendosur për t’iu siguruar nxënësve perspektivë dhe edukim cilësor këtu në vendin tonë

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me nxënës të shkollave gjermane dhe shkollave nga Kosova.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se këmbimi i përvojave në këtë format, është i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend.

“Secili takim me fëmijët rritë ndjenjën e përgjegjësisë së secilit prej nesh. Në pritjen e nxënësve nga dy shkolla gjermane dhe dy shkolla nga Kosova, pjesë e progamit Education Unlimited e.V. drejtuar nga Kerstin Zielosko Labonte, pjesë e të cilit është edhe Qeveria e vendit, riktheksova se jam i vendosur në betejën për t’iu siguruar atyre perspektivë dhe edukim cilësor, këtu në vendin tonë. Këmbimi i përvojave në këtë format, është i nevojshëm për të avancuar arsimin në vend dhe për t’u dhënë më shumë mundësi fëmijëve tanë, për edukim të mirëfilltë”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version