Site icon PrishtinaPress

Haraqija-Lushtakut: Mos e humb shpresën, gjithmonë do të ketë një dritë që do ndriçojë rreth teje

Dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa (Remi) janë nisur sot për në Hagë.

Lushtaku dhe Remi i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale për t’u intervistuar. Rrustem Mustafa pritet të intervistohet nesër, kurse Lushtaku me datën 18.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Kulturës, Astrit Haraqija. Haraqija tha se ndërgjegjja e pastër nuk i trembet as gënjeshtrës, as thashethemeve dhe as shpifjeve.

Duke publikuar një fotografi bashkë me Lushtakun, Haraqija i është drejtuar atij me fjalët më të mira dhe motivuese.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ndërgjegja e pastër nuk i trembet as gënjeshtrës as thashethemeve as shpifjeve…

Mos lejo që sjellja e të tjerëve të shkatërrojë paqen tënde të brendshme,,
Kurr mos e humb shpresën,gjithmonë do të ketë një dritë që do të ndriçojë rreth teje…

U ke mbijetuar shumë sfidave dhe sërish do i mbijetosh çfarëdo gjëje që do vijë.

Njerz të fortë nuk janë ata që fitojnë gjithmonë,por ata që nuk dorëzohen kurrë….

Exit mobile version