Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme, i është drejtuar Mimoza Kusari- Lila.
Ai tha se Kusari-Lila do ia kthej shpinën Kurtit, derisa shtoi se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
“Edhe ti Mimozë ki me ia kthy shpinën këtij, hic mos ki dert, edhe shumë tjerë, siç ua ke kthy tjerëve, ren krejt keni me ia kthy, se nuk është hera e parë që po ndodh”, tha ai.
“Kryeministri thotë se nuk ka ardhë në pushtet për rritje pagash. A ke ardhë në pushtet me premtim të varfërimit të të punësuarve në sektorin publik e privat. Mosrritja e pagave nuk është më rritje e pagave, është moslejim i varfërimit të njerëzve për shkak të inflacionit. Nuk mund të mbrohesh me mospremtim për rritje pagash nëse ka inflacion”, u shpreh i pari i AAK-së. /Prishtinapress/