Njëri prej te ikurve nga Kosova është edhe një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet fjalë për Shqiprim Likën, bashkëluftëtari i kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar një letër emocionuese dhe ka treguar arsyen e këtij vendimi të zorshëm që e mori.
Ndër të tjera, Shqiprimi theksoi se nuk e ka paramenduar asnjëherë se do të vije koha ta lëshoj atdheun.
“Sinqerisht këtë veprim nuk e kam zgjedhur nga dëshira por padrejtësitë dhe dallgët e jetës na daktisën ashpër dhe pa mëshirshëm”, ka shkruar ai.
Letra e plotë:
Nuk e kam paramendu kurr një lamtumir per (migrim) per një mirqënje me të mirë
Në kohe me të veshtira e me të rënda në te cilat po kalonte vëndi imë !1998 -1999 .
Në atë kohe ky opcion per mua ishte i pa pranueshem!!
Nuk kam mujtë me paramendu një largim të tille dhe atë here pas perfundimit të luftes!! Atehere kur ju deshem kosoves në rindertimin e vëndit e institucioneve të sajë!
Kosove gjithmon do të jem i gateshem të flijohem per ty ne gjdo cep te globit ku do që gjindem!
Lamtumir vëndi imë ,shum i dashur
Lamtumir familja imë e dashur
Lamtumir nënë qe na rrite me mundime!
Sinqerishte ketë veprim nuk e kam zgjedhur nga deshira por padrejtesit dhe dallgete e jetes na daktisen ashper dhe pa meshirshem!!