1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj viziton Parkun Inovativ ku janë strehuar qytetarët nga Shqipëria

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pas vizitës në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, tha se kampi është hapur nga sot vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Me këtë rast, Haradinaj tha se sot gjatë ditës është ndërtuar një Trup Koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive që janë të specializuara për temat e të zhvendosurve, për pranimin dhe integrimin e tyre.

Haradinaj shtoi se ambasadori gjerman, Qeveria gjermane bashkë me Gizzin gjerman janë afruar po ashtu për kujdes dhe përkrahje.

“Aktualisht e tha edhe kryetari Haskuka, i kemi 180 të vendosur, kapaciteti është diku rreth 500. Ka edhe aspekte të tjera administrative që do t’i shikojmë në ditët në vazhdim. Komuna i ka ofruar të gjitha shërbimet, përcjell ushqimin. Nëse komuna arrin me i krye këto shërbime vet, shumë mirë, por në momentin kur komuna ka nevojë për mbështetje, mund të llogaritë në nivelin qendror. Kampi është hap për me i vendos viktimat, për ata që janë viktima të tërmetit, nëse ka të zhvendosur tjerë, ne mund të bëjmë zgjidhje tjera, të provojmë zgjidhje tjera, por këtu në kamp i mirëpresim vetëm ata që kanë humbur shtëpinë, që kanë humbur strehimin”, bëri të ditur kryeministri në detyrë Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe ambasadorin Heldt për vizitën e sotme në kamp, tha se kishin një takim konsultativ lidhur me zhvillimet në kamp rreth strehimit të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri dhe shërbimet që atyre iu kanë ofruar deri më tash.

“Deri më tani kemi pasur mjekësinë primare, me drejtorin e Shëndetësisë janë dhënë shërbime mjekësore, ushqimi është siguruar. Në ditët në vijim, duhet t’iu ofrojmë shërbime tjera, si shërbimet sociale”, tha Haskuka dhe shtoi se janë diku edhe 150 persona tjerë nga Shqipëria që janë strehuar në shtëpitë e familjeve prizrenase.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se janë të gatshëm të sigurojnë çfarëdo ndihme që nevojitet për ata që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri dhe theksoi se në kamp tashmë gjërat janë rregulluar dhe se nga tani do të shohin se si po vazhdon situata në ditët në vazhdim./kp

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img