3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj viziton Kamenicën: Prezantuam planin tonë konkret për zhvillimin e kësaj zone strategjike kufitare

Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – E30 kanë prezantuar planin për zhvillimin e Kamenicës. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se vizioni i koalicionit për Kamenicën “nuk është thjesht një listë projektesh, por një transformim i plotë që do të ndalë shpërnguljen e qytetarëve dhe do të sjellë zhvillim të qëndrueshëm.”.

“Autostrada Prishtinë-Dheu i Bardhë do të hapë perspektiva të reja ekonomike për Kamenicën. Ndërtimi i pendave për ujë të pijshëm, zhvillimi i turizmit malor dhe subvencionimi i bujqësisë nuk janë thjesht projekte infrastrukturore – janë investime në të ardhmen e çdo familjeje kamenicase. Këto projekte do të gjenerojnë vende pune dhe do të sigurojnë që rinia jonë të ndërtojë të ardhmen këtu, jo në emigracion.

Programi ynë kombëtar për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional, ulja e taksave për biznesin privat dhe rritja e pagave e pensioneve janë garanci për një Kamenicë e Kosovë më të fortë. Ne do të vazhdojmë infrastrukturën e filluar në 2019, por mbi të gjitha do të sigurojmë që çdo investim publik të përkthehet në mundësi reale për qytetarët. Ndryshimi fillon tani – me vendosmëri, me plan konkret dhe me vullnetin e pathyeshëm për të ndërtuar një Kamenicë që i shërben çdo qytetari.” – tha kreu i AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img