Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në darkën e fundvitit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Haradinaj ka thënë se Aleanca dhe ai si kryetar i saj vlerëson dhe beson në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë.

“Kënaqësi të jem në mesin e sipërmarrësve të suksesshëm në darkën e organizuar për fundvit nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në krye me kryetarin z. Agim Shahini. Aleanca dhe unë si kryetar i saj vlerësojmë dhe besojmë në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit.

“Viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit e në veçanti për sektorin privat. Shpresoj se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit, një vit i kthesës drejt perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm”, është shprehur Haradinaj.

Exit mobile version