Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Vetëm një njeri mund ta rrëzojë Qeverinë time, ai është Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për gjasat që qeveria që ai udhëheq të përfundojë para kohe mandatin.
Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se Kadri Veseli, si udhëheqës i koalicionit qeverisës, është njeriu i vetëm që mund ta rrëzojë qeverinë e tij.

Ai ka thënë se, përveç Veselit, në zgjedhje vendin mund ta çojë edhe ndonjë krah opozitar – por se për këtë i duhet ndihma e ndonjë subjekti në pushtet.

“Ata që janë në pushtet s’e kanë vullnetin për zgjedhje”, është shprehur Haradinaj, duke minimizuar gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Exit mobile version