1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Versioni i Komisionit i gabuar, është i bazuar në hartat kadastrale

Derisa në ambientet e Kuvendit të Kosovës po mbahet një debat për Demarkacionin me Malin e Zi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, jashtë ambientit ku po mbahet debati, ka dhënë një deklaratë për media.
Sipas liderit të AAK-së, deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të kryeministrit Isa Mustafa në këtë debat kanë qenë të panevojshme.
Haradinaj gjithashtu ka thënë se versioni i dhënë nga Komisioni shtetëror për Demarkacionin është një version vetëm kadastral.

“Murat Meha është i gabuar në prezantimin e tij. Ai është bazuar në hartat kadastrale dhe jo në kufijtë shtetëror”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, gjatë debatit, ekspertët do të japin faktet e vërteta sa i përket kufirit me Malin e Zi.
“Debati do të përfundojë me një rezultat prej të cilit të gjithë do të binden se versioni i Komisionit është i gabuar”, ka thënë ndër tjerash Ramush Haradinaj. /PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img