1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat

Sot, në Qershorin e Lirisë, Ramush Haradinaj kryetar I AAK-së, kujton herozmin e disa prej luftëtarëve më të zotë gjatë përpjekjve tona për liri e çlirim, emra si: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se vepra madhështore e tyre, është frymëzim për të punuar më shumë për shtetin.

“Burimi priu në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë, që të dy nga Gllogjani. Jetoni sypatrembur nga Malësia e Madhe, Enveri i shumë betejave e aksioneve luftarake nga Carrabregu” – shkruan Haradinaj.

E plotë:

Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin dhe Atdheun.

Sot, në Qershorin e Lirisë, kujtojmë heroizmin e disa prej luftëtarëve më të zotë që njoha gjatë përpjekjeve tona për liri e çlirim: Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj dhe Enver Dobraj.

Burimi priu në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë, që të dy nga Gllogjani. Jetoni sypatrembur nga Malësia e Madhe, Enveri i shumë betejave e aksioneve luftarake nga Carrabregu.

Në këtë ditë historike e plotë lavdi, po ashtu në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtoj bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj, njeri i dashur e shpirtmadh!

Ëndrrat e tyre u jetësofshin!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img