10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj uron Suedinë, Maqedoninë e Veriut e Kroacinë: Shpresoj që ta mbështesin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Suedinë për marrjen e Presidencës së BE-së dhe Maqedoninë e Veriut për marrjen e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

“Urime Suedisë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për marrjen e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian! Të dyja këto janë role të rëndësishme që do të kërkojnë një lidership dhe përgjegjësi të madhe, dhe ne kemi besim të plotë se Suedia dhe Maqedonia e Veriut janë në lartësinë e detyrës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka uruar edhe Kroacinë për hyrjen në zonën Shengen.

“Ne gjithashtu i shprehim urimet tona më të ngrohta Kroacisë për hyrjen e saj në zonën Shengen dhe miratimin e euros si monedhë zyrtare. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kroacinë dhe jemi të sigurt se do të sjellë shumë përfitime për vendin dhe popullin e saj. Mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për Kroacinë dhe të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe fqinjëve tanë miq.”

Ai ka thënë se shpreson që këto vende do të mbështesin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Shprehim urimet tona të sinqerta për këto shtete mike dhe shpresën tonë të madhe që nga pozicionet e tyre do të kenë një mundësi edhe më të madhe për të mbështetur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ne i vlerësojmë marrëdhëniet tona me këto vende dhe presim të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë ne.”/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img