Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nisma Socialdemokrate.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me Nismën Socialdemokrate do t’i sjell fitore Kosovës.
“Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”, shtoi Haradinaj.