9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj uron Gjukanoviqin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka uruar Milo Gjukanoviqin i cili shpalli fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Malin e Zi edhe në të ardhmen.

“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për përspektivën euro-atlantike”, ka shkruar kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img