Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 248-vjetorin e themelimit të ushtrisë.
“Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai e ka falënderuar Amerikën për ndërhyrjen e bërë në Kosovë më 1999 bashkë me aleatët.
“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik”.
“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”.