4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj u shkruan kryeministrave të botës, shpjegon dialogun Kosovë – Serbi

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ua shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’ia shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.

Në postimin e tij në Facebook, i pari  i ekzekutivit ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shtetev sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke., transmeton prishtinapress.eu

Statusi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img