Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Turqia, mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset, dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

Këtë sot ai e deklaroi në një postim në Facebook, derisa ka marrë pjesë në eventin që u organizua nga Ambasada e Turqisë në Kosovë për nder të 101-vjetorit të Pavarësisë së Turqisë.

“Sot Turqia feston 101-vjetorin e Shpalljes së Republikës, dhe me këtë rast kisha nderin që ambasadorit Sabri Tunç Angılı t’i shpreh urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk, si dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shtetin e Kosovës, zhvillimin e institucioneve të saj dhe në synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version