9 C
Pristina
spot_img
Home Lajme Haradinaj tregon se si ka punuar punë fizike në Zvicër gjatë viteve...

Haradinaj tregon se si ka punuar punë fizike në Zvicër gjatë viteve të rinisë

60
Advertisement

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në detaje se si ka shkuar në Zvicër në moshën e re dhe veprimtarinë e tij në mërgim.

Advertisement

“Unë kam shkuar në Zvicër në moshën 16-vjeçare, menjëherë pasi kam përfunduar vitin e 3 në gjimnaz” ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka treguar për punën e tij që ka bërë gjatë kohës sa ishte në Zvicër.

“Unë kam punuar punë fizike, me shkarku drrasa, ka qenë shumë punë e rëndë. Kam qenë i ligë në trup, isha 16-vjecar”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Tutje, ai tha se është plotësisht i arsyeshëm kandidatura e tij për president.

“Në rrethanat që kanë ardhur e shoh të arsyeshme kandidaturën time për president”, shtoi Haradinaj.

PostAdssFotoja e reklamës
× Reklamë