Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në detaje se si ka shkuar në Zvicër në moshën e re dhe veprimtarinë e tij në mërgim.
Advertisement
“Unë kam shkuar në Zvicër në moshën 16-vjeçare, menjëherë pasi kam përfunduar vitin e 3 në gjimnaz” ka thënë Haradinaj.
Ai gjithashtu ka treguar për punën e tij që ka bërë gjatë kohës sa ishte në Zvicër.
“Unë kam punuar punë fizike, me shkarku drrasa, ka qenë shumë punë e rëndë. Kam qenë i ligë në trup, isha 16-vjecar”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.
Tutje, ai tha se është plotësisht i arsyeshëm kandidatura e tij për president.
“Në rrethanat që kanë ardhur e shoh të arsyeshme kandidaturën time për president”, shtoi Haradinaj.
PostAdss