4.9 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon se a është i gatshëm ta marrë postin e presidentit nëse Kushtetuesja e rrëzon Osmanin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndonëse e përkrahin marrëveshjen e arritur në Ohër, kjo nuk do të thotë se AAK mbështet qeverinë ekzistuese.

Kur u pyet për raportimet e fundit se Presidentja Osmani mund të rrëzohet nga Kushtetuesja, dhe se nëse ai do të kandidonte për pozitën e presidentit, Haradinaj tha se është i gatshëm të marrë përgjegjësi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Mirëpo, i njëjti shtoi se ky nuk është fokus i AAK-së.

“Nuk e kemi këtë qëndrim për marrëveshjen as për një vend punë për mu, as për pushtet për aleancën. Jemi të gatshëm me marrë përgjegjësi, por jemi të gatshëm ta ndihmojmë vendin edhe pa marrë asnjë përgjegjësi, veç të mos ndalën këto procese, të hyjë Kosova në binarët e NATO-s”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ai tha se nuk do ta ndihmonte vendin nëse i del në krah Qeverisë Kurti.

“Jo, nuk mendojmë që ne ndihmojmë vendin duke përkrahur qeverinë ekzistuese. Mendoj se do të ishte një dëm ndaj vendit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj shtoi se nuk është përafruar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi u deklarua pro marrëveshjes. Thotë se këtë e bëri thjesht për të mirën e Kosovës dhe interesave të saj.

“Qëndrimin tonë që është në përputhje me interesat nacionale e pjekurinë tonë dhe qëndrueshmërinë tonë, e kanë interpretu si dëshirë për bashkëqeverisje. Kushdo që e vlerëson kështu janë gabim, nuk po gjykojnë drejt. Përkrahja e kësaj marrëveshjeje ka qenë interes i Kosovës, interes nacional… Nuk ka të bëjë me përafrim me VV-në, nuk jemi afër me VV-në”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img