1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon se a do ta shkarkojë zv/ministrin ndaj të cilit sot u ngrit aktakuzë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit kombëtar, Zahir Pajazitit.

Pas përfundimit, Haradinaj ka folur për rëndësinë e përkrahjes nga shteti gjerman lidhur me liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.

“Ne kemi sot në Kosovë dy delegacione gjermane, dhe mendoj që kjo është një ngjarje e mirë sepse edhe ata vetë do ta shohin se ku është Kosova. Gjermania zyrtare e njeh të vërtetën e Kosovës dhe jemi kah ai momenti i mirë. Mendoj që deri në fund të vitit do të ketë të zgjedhur që do ta përkrahin liberalizimin e vizave”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për ngritjen e aktakuzës ndaj zëvendësministrit, Bujar Nerjovaj për të cilin ka thënë se do të rishikohen rrethanat në të cilat ai dyshohet se ka bërë shkelje të detyrës zyrtare.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se askush nuk do të amnestohet për keqpërdorimet e kryera.

“Aktakuza kishte të bënte me kohën që kishte të bënte gjatë kohës që ai ishte drejtor atje. Nuk do të ndërmerren veprime të shkarkimit si ndaj zv.ministrit Cena mirëpo do të shihen rrethanat. Askush nuk do të amnestohet lidhur me keqpërdorimet”, tha tutje Haradinaj.

Haradinaj në fund foli edhe për seancën e jashtëzakonshme për dialogun ku tha se është e domosdoshme arritja e një konsensusi mes partive politike, dhe se uniteti që ka karakterizuar Kuvendin për votimin e Ushtrisë duhet të ndodhë sërish për votimin e rezolutës.

“Po shihet një lojë politike mes partive politike më shumë për poena. Unë i kam lutë partitë që ta kërkojnë një mes për të gjetur një zgjidhje. Nëse ka shumë vota për një rezolutë atëherë do të thotë se ka unitet politik. Ne kemi dallime, dikush është në pushtet e dikush në opozitë, mirëpo janë disa tema që nuk mund t’i ikim”, ka thënë në fund Haradinaj.

Ndërkohë, seanca e paraparë të fillonte në orën 10:00 është shtyrë sërish me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img