1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon pse u vonua kaq shumë lëvizja e lirë për kosovarët

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar një deklaratë të vjetër të tij kur ishte kryeministër që lidhej me liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi ka ndodh pardje”, kishte thënë kryeministri i atëhershëm, tani deputet i Kuvendit të Kosovës. Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave është lidhur me dialogun, një gjë e padrejtë sipas tij ndaj qytetarëve të vendit.

“Aprovimet kanë ndodhur në kohë, në komision dhe institucionet e BE-së. Edhe kjo qeveri ka maeritën e vet. Dialogu ka qenë çelsi i liberalizimit të vizave. Po shihet që ka qenë e rregulluar në kohë, që me ndodh me progresin në dialog. Edhe qeveria Kurti ka meritat e veta, por s’ka qenë në rregull që me vonu kaq shumë. Pyeteni qeverinë se a kanë qenë të përmbushura dhe cili është një kriter i ri që është përmbushur nga ajo”, ka thënë Haradinaj, në emisionin Pressing.

Sipas Haradinajt, liberalizimi nuk lidhet me luftimin e korrupsionit, siç pretendon herë pas here qeveria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img