Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar pasi demonstrativisht e lëshoi takimin me kryeministrin Albin Kurti, ku prezentë ishin edhe Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Haradiaj ka thënë se u detyrua të largohet nga takimit, meqë sipas tij që “Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.