Site icon PrishtinaPress

Haradinaj tregon përvojën me Rrahman Jasharajn: S’ka më të zorshëm, e di çka kam hequr me të

Ish-kryeministri i vendit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për betejën që e ka hapur me grevistët, e veçanërisht me kryetarin e këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, i cili së fundmi është sulmuar edhe fizikisht.

Haradinaj, i cili si kryeministër ishte përballur me Jasharajn në vitin 2019, kur mësuesit kërkonin rritje pagash në një grevë trejavëshe, ka thënë se Jasharaj ishte një njeri i vështirë për të negociuar.

“Ma të zorshëm se Jasharaj nuk ka pasë. Ma të vshtirë nuk ka pasë. E di çka kam hekë me këta njerëz me negociuar Ligjin e Pagave. Kësaj here ju siguroj, nënave e baballarëve, ka një vit që Albin Kurti po i maltreton mësuesit dhe punëtorët e sektorit publik, duke mos i rritur pagat”, ka thënë ai në Pressing të T7.

Haradinaj nuk i ka arsyetuar fyerjet e sulmet ndaj Jasharajt.

“Nuk ka logjikë me gjetë njerëz me kërcënu e sulmu Rrahman Jasharajn pse po lypë rritje të pagave për arsimtarët”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, sindikatat e kanë qeveri më së shumti ndonjëherë

“S’ka qeveri më të përkdhelur nga sindikatat se kjo e Kurtit.  Jam habitur me këtë tolerancë, me këtë përkdhelje që ia kanë bërë kësaj qeverie”, ka thënë ai.

Pse fëmijët sot nuk shkojnë në shkolla, Haradinaj ka thënë se fajtor është kryeminstri Albin Kurti.

“Është një meritor pse fëmijët e Kosovës nuk shkojnë në shkollë sot, e ai është Albin Kurti. Nëse prind duan që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, është që Albin Kurtit t’i bie zhetoni. Ai ua shti dorën n’xhep të gjithë punëtorëve duke ua ndal paret e veta. Ai edhe kur ua jep, paratë devalvojnë për shkak të inflacionit”, ka theksuar ai.

Exit mobile version