Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të zmbrapset nga vendimi për shkarkimin e drejtorit të AKI-së dhe ministrit të Brendshëm.
Haradinaj ka thënë se këtë vendim e ka marrë në bashkëpunim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“AKI në realitet është storie e suksesit. Pas kësaj ngjarje kam shkuar menjëherë në konsultim me presidentin e vendit, dhe me Veselin poashtu. Pas konsultimeve nga përgjegjësia që kam, jam i detyruar me vepru”, ka thënë Haradinaj.
Shefi i qeverisë kosovare ka bërë të ditur se ky shkarkim nuk ka të bëjë me ndonjë parti politike, apo ndonjë lider.
“Nuk i kam pasur këto shkarkime as të përgatitura as të menduara, dhe nuk i kontribuohen as ndonjë lideri e as subjekti”, tha Haradinaj.
“Kthim prapa s’ka, dhe kërkesa është e parevokueshme”, përfundoi Ramush Haradinaj.