4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj thotë se presidentja Osmani e solli Kurtin në pushtet: Duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që t’i kërkojë falje Kosovës e cila, sipas tij, me koalicioniin që e ka pasur e ka sjellë Albin Kurtin kryeministër.

Haradinaj për rtv21 tha se edhe presidentja është pjesë e zhvillimeve të dëmshme për vendin.

”Nëse presidentja beson në atë që ka thënë, ne që katër vite i bëjmë thirrje presidentes që t’i thërras vetëdijes së vet, ndërgjegjes së vet dhe me i tregu qytetarëve se zhvillimet nuk janë mirë në vend nga kryetari”.

”Ma mirë vonë se kurrë, por ka ndodh shumë zhvillime të dëmshme për vendin. Ka ndodh shumë bixhoz dhe pabesi ndaj Kosovës pikërisht nga ky koalicion, nga kjo shumicë të cilës i ka takuar edhe presidentja Osmani”.

”Për këtë arsye ne sot nuk ishim në seancë”.

”Ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës se pse e ka krijuar një shumicë të këtillë, pse e ka sjellë Kurtin në pushtet dhe e ka mbajte gjithë këto vite”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img