1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj thotë se deklaratat e Kurtit në Bruksel ishin të njëjta sikur ato të Jabllanoviqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisonin Pressing në T7 se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel ishin skandaloze.

Haradinaj ka folur për deklaratat e Kurtit në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimorë që u mbajt në maj. Kurti tha se kriminelët e luftës duhet të largohen nga institucionet në Ballkan. E kryetari i AAK-së dhe njëherësh edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se këto deklarata ishin skandaloze dhe të njëjta me ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq.

Jabllanoviq kishte quajtur “egërsira” nënat e të zhdukurve të luftës më 2015 dhe pastaj VV kishte thirrur protesta për shkarkimin e tij. Haradinaj thotë se këto deklarata ishin të njëjta.

“Atëherë kërkuan shkarkimin e Jabllanoviqit. Ja kërkuan Mustafës dhe dolën në protesta”, tha ai.

“Nuk e ka bërë për nënat, por për djemtë që janë munduar t’i mbrojnë ato nëna. Djemtë e Gjakovës janë munduar me aq sa munden të mbrojnë banorët ndaj një force shumë më të madhe. Është dashur të ketë kujdes se cfarë po flet. Nuk mund të barazohen krimet e luftës të Serbisë me asnjë popull të ish-Jugosllavisë e aq më pak me shqiptarët”, shtoi Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img