Site icon PrishtinaPress

Haradinaj thirrje Kurtit dhe LDK-së: Taksa mos të hiqet pa njohje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i bën thirrje publike Albin Kurtit, kryeministrit aktual, dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të largohet taksa.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.

Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje!”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version