Organizata amerikane e lajmeve “Politico” që raporton për punën e Bashkimit Evropianë ka bërë një artikull mbi situatën aktuale të Kosovës, ku ka marrë mendimin e Ramush Haradinajt, Aleksander Vuçiq, Hashim Thaçit dhe kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç.
Në artikullin e bërë “Politico” paraqiti debatin mes Thaçit dhe Vuçiq në Mynih, transmeton Indeksonline.
Aleksander Vuçiq në intervistën e dhënë kishte thënë se nuk kthehet në tryezën e bisedimeve derisa Kosova ta heq taksën prej 100% të vendosur për mallrat serbe.
Për këtë vendim, Vuçiq e quajti kryeministrin e Kosovës të papërgjegjshëm.
“Mendoja se ishte i papërgjegjshëm, por jo aq i papërgjegjshë” u shprehë ai.
Tutje, presidenti serb bëri thirrje faktorëve ndërkombëtar që të bëjnë ‘presion pozitiv’ për të ndihmuar një marrëveshje.
Vuçiq tha se te dy palët duhet të jenë të lira për të diskutuar se ku të nxjerrin një kufi të përbashkët.
Ndërsa ka shtuar që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është shumë më e vështirë se ajo mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.
“Nuk mund të krahasohet…Është 100 herë më e vështirë” u shprehë ai.
Por Vuçiq theksoi se patjetër duhet bërë një marrëveshje, përndryshe do të përballemi me një katastrofë.
Organizata amerikane e lajmeve e ka konsideruar, presidentin Hashim Thaçi si njeriu në mes. Në artikull u theksua që presidenti Thaçi e ngriti idenë për “korrigjim të kufijve”.
“Politika ka të bëjë me të qenit krijues” ishte shprehur presidenti.
Ndërsa për pyetjen se nëse Kosova po fliste me dy zëra, Thaçi pati një përgjigje.
“Ne kemi një zë- të gjithë janë për dialogun, për negociata dhe për marrëveshje” u shprehë ai.
Ndërsa për marrëdhënien me kryeministrin Haradinaj, Thaçi tha: “ Edhe brenda një familje, njerëzit kanë dallime… Ne ishim bashkëluftëtarë dhe ne fituam luftën dhe ne punuam për pavarësinë së bashku dhe tani punojmë për marrëveshje përfundimtare.
Ndërsa për platformën negociuese që përjashton ndryshimin e kufijve, Thaçi nuk pranoi të thoshte se ideja është jashtë tabelës.
“Ne duhet të marrim një marrëveshje mbi ku është kufiri dhe të njohim kufirin e njëri-tjetrit” u shprehë ai.
Ndërsa për debatin me Vuçiq, presidenti i Kosovës pati një përgjigje interesante.
“Ne jemi mësuar me dramën e tij dhe aktrimin e tij” u shprehë ai.
Ndërsa për presionin ndërkombëtar për heqjen e taksës, presidenti tha: “Ne duhet të dëgjojmë këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së”.
Kryeministri, Ramush Haradinaj u quajt një rreshter i fort në artikull. Në të u theksua që beteja mes Haradinajt dhe Thaçit ka komplikuar më tej përpjekjet për të arritur një marrëveshje.
Kryeministri në intervistën e tij mori në shënjestër shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, po ashtu kundërshtoi idenë e ndryshimit të kufijve dhe ritheksoi se Serbia duhet ta shohë njohjen e Kosovës si detyrim moral.
“Njohja duhet të vijë si një falje për tragjeditë e shkaktuar në vendin tonë, në njerëzit tanë” u shprehë fillimisht Haradinaj.
Ndërsa, Haradinaj për idenë e Thaçit për korrigjimin e kufijve tha se është jokushteutese.
Ndërsa për qëndrimin e Mogherinit për ndryshimin e kufijve tha se është një gabim i madh.
Sa i përket një marrëveshje me Serbinë, ai tha: “Me vullnet politik, një marrëveshje është e mundur këtë vit”.
Ndërkohë Gjukanoviç tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte mbërthyer që ndryshimet kufitare janë tabu. Ai beson që SHBA-të dhe BE i kanë dhënë Beogradit dhe Prishtinës për të eksploruar ndryshime të tilla.