7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Të skuqemi për gjendjen e Trepçës

Në Stantërg të Mitrovicës është shënuar 30 vjetori i grevës së minatorëve.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë, në ceremoninë që u mbajt nën patronatin e tij,  se greva e viti 1989 që kishte zgjatur për tetë ditë, e ka bërë kthesën e historisë.

“Tash e duam një Trepçë që të jetë burim jete për të gjithë. Kanë shkruar tre dekada dhe ne nuk kemi mundur që ta kthejmë atë në burim të jetës. Marre! Të skuqemi që e kemi lënë në këtë gjendje”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Duhet ta kthejmë në burim të jetesës pavarësisht vështirësive që mund të kemi”.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se nëse një person punon nën tokë, mbi tokë hapen katër vende pune.

Po ashtu një fjalë e ka mbajtur edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili tha se edhe babai i tij, heroi Hamëz Jashari ka qenë pjesë e Sindikatës së Trepçës.

Edhe ai sikurse Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri kanë kërkuar funksionalizimin e Trepçës në mënyrë që ekonomia kosovare të ringjallet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img