0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Të sharat që i morën policët në veri, ua kam çu familjarëve të politikanëve “të fala shpisë juj”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i irrituar me veprimet e qeverisë karshi situatës në veri.

Ai duke folur për ngritjen e barrikadave që u ngritën shtatorin e kaluar nga serbët atje tha se e ka përjetuar rëndë situatën dy javore kur policët kishin mbetur të bllokuar në atë pjesë dhe ishin sharë nga huliganët serbë.

Deputeti Haradinaj u shpreh se të sharat që i kanë marrë policët e Kosovës ua ka dërguar familjarëve të politikanëve në Prishtinë.

“Këta e kanë pru punën me mi sha policët rrugës, unë se kam përjetu mirë atë. Krejt ato të shame që ua kanë bë policëve unë ua kam çu familjarëve të politikanëve atë ditë në Prishtinë, u kam thënë të fala ju shpisë juaj jo policët se policët nuk kanë faj se policët i ka marrë në qafë dikush ashtu”, tha Haradinaj.

Ai poashtu ka komentuar edhe aksionet e policisë sa ishte kryeministër duke thënë se “në kohën time, huliganët serb janë fshehur birave të miut, policia nuk ka pasur kthim mbrapa”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img