Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Të rënët për liri janë kujtesa dhe ndërgjegja jonë kombëtare

Ish-komandanti i UÇK-së nga Rrafshi i Dukagjinit, Daut Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Brigadës ‘Brigadës 137’ në Çabrat të Gjakovëz, në 24-vjetorin e rënies.

Daut Haradinaj ka thënë se Serbia e mllefosur nga humbjet, ishte hakmarrë në civilë të pambrojtur.

“24 vjet më parë në Çabrat, bijtë e bijat e Gjakovës të rreshtuar në ‘Brigadën 137’ – shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, zhvilluan një nga betejat më të rëndësishme të luftës çlirimtare”.

“Serbët, mllefin nga humbjet në përballje me forcat tona e zbrazën me hakmarrje në civilë të pambrojtur, duke vrarë e zhdukur 100 djem e vajza të këtij qyteti”, ka shkruar Daut Hardinaj.

Ai ka shtuar se të rënët për liri janë kujtesa dhe ndërgjegja jonë kombëtare!

“Gjatë luftimeve, nga radhët tona ranë në altarin e lirisë trimat: Agim Haxhiavdyli, Ahmet Gjikolli, Ali Hoxha, Arben Saraqini, Bujar Roka, Dashmir Krasniqi, Genc Këpuska, Hamëz Zyberi, Hazyr Këpuska, Islam Koci, Ilir Berisha, Kushtrim Hoxha, Megzun Boshnjaku, Mentor Shtaloja, Sefedin Xërxa, Taulant Nura, Tom Gjoka, Yllka Domi dhe Ylber Hoxha. Të rënët për liri janë kujtesa dhe ndërgjegja jonë kombëtare”, ka përfunduar ai.

 

Exit mobile version