Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit mbesin edhe më tutje plagë e hapur për ne.
Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se zemra jonë rrah me familjarët që ende janë në pritje të mësojnë për fatin e më të dashurve.
“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se qëndrojmë të palëkundur në kërkesën tonë për të vërtetën dhe për drejtësi.
“Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar!
Jemi gjithmonë bashkë!”, është shprehur Haradinaj.