6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Të mos ia lëmë fajin Albinit për Asociacionin, e kemi të trashëguar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë Albin Kurti dhe Qeveria nuk duhen fajësuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të bëhemi të sinqertë, jo pse po përballemi me Albinin t’ia lemë fajin atij për Asociacionin. Asociacionin e kemi të trashëguar si shumë çështje tjera”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se aleatët e Kosovës po përpiqen ta ndihmojnë Kosovën që përmes planit të fundit të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare.

“Kemi kritika për Qeverinë në mënyrën se si po e menaxhon dialogun. Për mua dhe Aleancën është i pranueshëm plani franko-gjerman. I kërkoj kësaj qeveri që ta pranojë dhe mos ta refuzojë këtë plan. Ta kthejmë juridiksionin në veri dhe t’i mbajmë zgjedhjet me 26 prill. Atje nuk kemi pushtet gjyqësor, civil e as polici”.

Haradinaj thotë se nëse rrëzohet Qeveria Kosova do të futej në një vakum institucional dhe do të etiketohej si pala bllokuese.

Opozitari thotë se Kosova nuk ka alternativa tjera për momentin por pranimit të planit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img