Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është deklaruar edhe sot rreth çështjes së taksës 100% për Serbinë.
I pari i ekzekutivit ka deklaruar se edhe sot se taksa s’do të tërhiqet assesi pa marrëveshje finale me Serbinë.
“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos me hekë asnjëherë nëse Serbia nuk s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën, por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë”, ka deklaeruar Haradinaj pas një takimi që zhvilloi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Shefi i qeverisë është pyetur edhe për ATK-në dhe drejtorin e kësaj agjencie, Valon Tolaj.
“Është e vërtetë që kemi qenë koleg me zotrin Tolaj. Nëse punon mirë do të më falënderojnë, nëse punon keq do t’i kthehem kundër”, është shprehur ai.