Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramonin.
Haradinaj përmes një postimi në Facebok tha se në këtë takim ka theksuar që heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme, përcjell Klankosova.tv.
“Mirëpritëm në takim eurodeputeten gjermane, raportuesen për Kosovë, znj. Viola von Cramon të cilën e njoftova për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Shpreha vlerësimim tonë pozitiv për liberalizimin e vizava, ndërsa theksova nevojën që anëtarësimi në NATO dhe rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në BE, është imperativ i kohës”.
“Theksova se heqja e sanksioneve nga ana e BE-së për Kosovën është e domosdoshme për shkak të ndikimit negativ që kanë ato në jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.