Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.Haradinaj i ka shpalosur Isufit hapat e Qeverisë për reformën fiskale që do të krijonte ambient më të mirë për të bërë biznes.
“Prita në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin diskutuam për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes.
Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë” shkruan kryeministri në njoftim.