Kryeministri Haradinaj po qëndron në Londër për një vizitë dyditore bashkë me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit “WB6” organizuar nga BERZH. Sot 6 kryeministrat kanë zhvilluar takim zyrtar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
“Nder i jashtëzakonshëm të takohem me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, të cilën e falënderova për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën”
“Si përkrahëse e madhe e fuqizimit dhe avancimit të Kosovës, jemi të bekuar që e kemi në krah këtë vend të fuqishëm”, ka shkruar kryeministrin në Facebook.
“kryeministri Haradinaj tha se në takimin me kryeministren May, është biseduar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, të drejtën e Kosovës në planin ndërkombëtar, por edhe për çështjen e bisedimeve me Serbinë”, thuhen në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.
Ndërkaq, kryeministrja May ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit në proceset integruese dhe në krijimin e një stabiliteti ekonomik dhe të sigurisë.
Në pritjen e kryeministres May për kryeministrin Haradinaj, të pranishëm ishin edhe Boris Johnson, Sekretar i Jashtëm Britanik, Alan Duncan, ministër për Evropë dhe Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për Çështje Digjitale, Kulturë Medie dhe Sport dhe Amber Rudd, Sekretare e Shtetit për Punë të Brendshme
Takimi u realizua në kuadër të pritjes që Kryeministrja May u bëri gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të cilët në Londër po qëndrojnë në kuadër të Samitit të WB6 organizuar nga BERZH.