1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takon Escobarin: Nga të ’90-at fituam së bashku, edhe marrëveshja përfundimtare të jetë fitore e përbashkët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit.

Haradinaj ka thënë se me Escobar ka diskutuar për nevojën e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme.

“U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se arritjet e Kosovës, nga vitet e ’90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët me SHBA-në.

“Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët. Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”, ka shkruar në fund ai. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img