Kryetari i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë Matti Nissinen, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisari” – CMI.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për modalitetet që Finlanda mund t’l japë në fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. “Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Bashkë me kolegë pritëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Finlandës në Kosovë z. Matti Nissinen, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisari” – CMI.
Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të.
E falënderova Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese.