Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me Hysni Gucatin, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Haradinaj ka thënë se mbeten në mbështetje të kërkesave të veteranëve.
Postimi:
Në takim me udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryesuar nga z. Hysni Gucati, ndamë shqetësimet për kategorinë më meritore për lirinë e Kosovës.
Krerët e luftëtarëve të lirisë, i sigurova se siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon.
Shteti i Kosovës i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral e institucional ndaj luftëtarëve, të rënëve dhe familjeve të tyre.