Site icon PrishtinaPress

Haradinaj takohet me Sorensenin, flasin për rëndësinë e partneritetit BE-ShBA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar këtë pasdite me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se për çfarë u diskutua në takim.

“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Sorensen gjatë ditës është pritur edhe nga krerët e shtetit.

Exit mobile version