-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takohet me Kelmendin e ETC=së: Ekonomia ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar këtë të martë me biznesmenin e njohur Ramiz Kelmendi.

Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se, “Aleanca qëndron fuqishëm krah sektorit privat sepse i shohim si kontributdhënësit më të mëdhenj në rritjen ekonomike të vendit dhe në uljen e papunësisë. Ekonomia sot ka nevojë për një model të ri të qeverisjes!”.

E plotë:

Sfidat që ka Kosova në sferën e zhvillimit ekonomik, ishin temë kryesore e bashkëbisedimit në takimin që e pata me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në vend, Ramiz Kelmendin. Ai meriton gjithë admirimin tonë për mbajtjen me sukses të kompanisë që e drejton, me qindra të punësuar. Ramiz Kelmendi, me kompaninë e tij “Elkos” si dhe bashkëpunëtorët e tij, që në fillet e para të lirisë ishin shpresë për zhvillimin e vendit.

Aleanca qëndron fuqishëm krah sektorit privat sepse i shohim si kontributdhënësit më të mëdhenj në rritjen ekonomike të vendit dhe në uljen e papunësisë.

Ekonomia sot ka nevojë për një model të ri të qeverisjes!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img