Site icon PrishtinaPress

Haradinaj takohet me Jörn Fleck: Kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me drejtorin e lartë për Evropë Qendrore të Atlantic Council me seli në ëashington, Jörn Fleck.

Haradinaj theksoi synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave.

Shkrimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takoj, z. Jörn Fleck, drejtorin e lartë për Evropë Qendrore të Atlantic Council me seli ne Washington. Shpreha vlerësimin tim për punën qe Atlantic Council e bën në funksion të agjendës integruese euro-atlantike.

Theksova edhe njëherë orientimin tonë të natyrshëm euro-atlantik dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të.

Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave./PrishtinaPress/

Exit mobile version